Një punonjës i Policisë së Himarës është ndaluar nga uniformat blu, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mbi shtetasin me iniciale F. Xh. Rëndojnë veprat penale “Përndjekje” dhe “Dhunë në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.
Kapja e këtij punonjësit të policisë u bë e mundur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka caktuar më parë, në mungesë, masën e sigurisë personale “Arrest në burg”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re