Familja e shtetases Irini Bua është kërcënuar sot me një plumb. Burime bëjnë me dije për Fax news se dyshohet se është qëlluar në drejtim të banesës së familjes Bua.

Në Dhërmi, në banesën ku jeton cifti Bua, sot bashkëshorti ka gjetur një predhë fisheku në murin e shtëpisë. Ndërsa dyshohet se si pasojë e kësaj të shtëna është vrarë edhe papagalli.

Familja Bua, prej vitesh në konflikt për pronën, ndërkohë që ka hedhur akuza dhe në drejtim të ish-deputetit të PS-së Alket Hyseni, që sipas saj përmes falsifikimit i ka marrë 11 mijë metra tokë, që kanë qenë në zotërim nga familja e saj.

Familja Bua ka denoncuar edhe kryeplakun e fshatit Dhërmi, Mark, për konflikte pronash.

Sipas policisë sot kanë marrë kallëzimin e familjes se janë kërcënuar. Policia thotë se është gjetur një predhë fisheku (e ndryshkur) në mur. Po hetojnë për ngjarjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re