Një çantë e dyshimtë pranë selisë së ambasadës ruse alarmoi punonjësit e trupit diplomatik, te cilet lajmeruan menjehere policine e shtetit.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi u bë rrethimi i perimetrit të zonës, u hap çanta e dyshimtë e cila nuk kishte brenda asgjë të dyshimtë. Brenda saj policia gjeti veç rroba, çka të bën të dyshosh se mund të jetë harruar aksidentalisht nga ndonjë kalimtar.

olicia ka gjetur një çantë të dyshimtë në trotuar, por më vonë është konfirmuar se bëhet fjalë për një çantë me rroba.

“Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur  bulevardi  “Bajram Curri“, në afërsi të  një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë  Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.” – njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re