Skip to content

Alban Beqiri bën historinë e boksit shqiptar, siguron medalje në Botëror

Alban Beqiri ka siguruar medaljen e parë historike në Kampionatin Botëror të Boksit.

 

Ai ka arritur një paraqitje fenomenale në Botërorin e Boksit që po mbahet në Serbi, duke arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

 

Boksieri kuqezi mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg, ku triumfoi me rezultatin 4-1.