Albert Zaja në Gjykatën e Fierit nuk ka pranuar akuzën për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

News 24 raporton se Zaja ka thënë që ka prova se ka qenë me makinën e një shoku në Vlorë atë ditë dhe ka shkuar në shtëpi.

Nga ana tjetër Zaja ka frikë nga hasmëritë prej kësaj çështje dhe ka kërkuar të shkojë në një burg që të jetë i sigurtë për jetën, dhe jo në atë të Fierit.

Po ashtu ai ka pranuar se e dinte shkakun pse u ndalua fillimisht nga Policia.

Sot Zaja është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Fierit, teksa është i vetmi i arrestuar për vrasjen e Kastratit më 1 shkurt. Tre të tjerë mbeten ende në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re