Aleati i parë i Lulzim Bashës, Shpëtim i Idrizi ka konfirmuar se do të jetë në parlament në shtator.

Gjatë një prononcimi për mediat nga sheshi “Skënderbej” në kuadër të aktivitetit për Javën Çame, ai tha se do të jetë në Kuvend bashkë me deputetët e tij. Idrizi theksoi se do të rikthehet çështja çame në Parlamentin e Shqipërisë.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame.

Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re