Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar votën e tij kundër projektligjit të Bashkëqeverisjes, që parashikon kalimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve online, duke hequr nga funksioni zyrat për ankesat.

Enkelejd Alibeaj deklaroi se qeveria me këtë projektligj i kërkon qytetarëve që të mos ankohen më te Fax News për hallet e tyre të mëdha por t’ia besojnë qeverisë.

“Cfarë u thuhet shqiptarëve në këtë rast? Të gjitha ato hallet që keni që i tregoni mëngjes për mëngjes të Bashkimi apo te tv e tjera, te Fax-i e me radhë, ku shqiptarët tregojnë hallet e tyre të mëdha, iu thuhet jo më te ata por sillini te ne. Sillini te ne dhe trëgoni çfarë halli keni”, u shpreh Alibeaj.

Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektiligjin për Bashkëqeverisjen.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re