Deputetja e partisë Demokratike në Krujë, Merita Bakiu
Shprehim shetësimin tonë për situatën në qytetin e Krujës. Ka më shumë se 1 mijë e 200 raste që janë paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë trajtimin. Përvec kësaj ka shumë banorë të cilët po trajtohen vetëm në shtëpi. Vecmas kësaj, qytetit i Krujës ka probleme me furnizimin me ujin e pijshëm. Është e papranueshme që një qeverisje e tillë mos të reagojë për një situatë e tillë. Jam këtu për të thënë që kryetari i bashkisë, zoti Artur Bushi dueht të japi dorëheqjen. Mendohet nga burime jozyrtare që mund të jetë një kontaminim i ujit.
Alibeaj: Së paku 1200 qytetarë, sot janë të shtuar në ambientet spitalore, pa përmendur këtu pjesën e qytetarëve që janë në shtëpi. E patë edhe kryeministrin, para pak kohësh ka pirë një gotë ujë atje dhe tani nuk do t’ja dijë. Njerëzit atje po vuajnë, askush nuk u ndodhet afër. Në të gjithë këtë verbëri është detyra e dikujt që duhet ta diskutojë si problem. Sepse detyra e parlamentit është të vendosë në të gjithë institucionet e tjera një projektligj. Kryetarja e parlamentit thonë mso e politizoni cështjen. Po pikërisht kjo cështje duhet ngritur me ngulm. Sot po vuajnë njerëzit, jo të kalojë edhe kjo dhe të harrohet.Ky rast në Krujë është një krim masiv
…
/faxweb
