Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në një analizë të situatës së koronavirusit në vend ka shpjeguar arsyet pse vaksina e Coronac ka nevojë edhe për një dozë të tretë tek grupmoshat mbi 60-vjeç.

Ndërsa rëndit dy gjetje të studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe fazës dy, epidemiologu shkruan se në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë të vaksinës Coronavac tek moshat mbi 60-vjeç është zbuluar se 2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra ka një rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Ndërsa pas aplikimit të dozës së tretë Coronavac 100% e personave zhvillojnë antitrupa neutralizues.

“Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

-2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por

-6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra
-Rënie me 80% brenda 6 muajsh.

-Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac (3 μg): 100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar”, shkruan Alimehmeti.

Teksa ndalet tek Shqipëria Alimehmeti thotë se vendi ynë ka vaksinuar krejtësisht moshat e vjetra me Coronavac në periudhën mars-prill-maj atëherë këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë Coronavac, po ashtu edhe Pfizer api AstraZeneca, brenda muajit nëntor për ti bërë ballë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm.

“Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm”, sqaron me tej ai.

Analiza e plotë:

“CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç” janë gjetjet e studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe 2 në Kinë!

Kina zyrtare ka qenë gjithmonë korrekte në publikimet dhe vënien në dijeni të studimeve (ndryshe nga shtete të tjera më të pazhvilluara që përdorin këtë vaksinë) dhe ky është rezultati i një studimi zyrtar të kryer nga CDC Hebei Kinë, Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.

Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por
6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra
Rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac (3 μg):

100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar.

Në nivel sasior, titri gjeometrik mesatar i antitrupave neutralizues ishte:

42.7 (pozitiv) dy javë pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8),

3.4 (negativ) gjashtë muaj pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8), dhe
305.0 (pozitiv) shtatë ditë pas dozës së tretë.

Doza e tretë (3 μg) është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2 (detajet në tabela).

Sqarim 1: është paraqitur doza 3 μg, pasi është doza zyrtare e licensuar për këtë vaksinë, megjithatë studimi përfshin edhe dozat 1.5 μg dhe 6 μg.

Sqarim 2: edhe pse titri i antitrupave neutralizues ka rënë në nivel negativ, jo automatikisht do të thotë e njëjta gjë për përgjigjen qelizore, pra vaksina me dy doza mund të vazhdojë të ofrojë mbrojtjen nga format e rënda.

Autorët dalin në përfundimin e qartë se:

Titri i antitrupave neutralizues bie shumë gjashtë muaj pas dy dozave CoronaVac te moshat e vjetra (>60 vjeç).

Një dozë e tretë indukton me shpejtësi (7 ditë) përgjigje imunitare të fortë.

Këto rezultate mund të ndihmojnë politikabërësit të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.
Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re