Spektakël dhe perfeksion në ndeshjen mes yjeve të basketbollit amerikan. Skuadra LeBron James triumfoi bindshëm në All Star Game kundër ekipit të Kevin Durant, i cili vetë nuk u aktivizua  për shkak dëmtimi. Dy basketbollistët ishin  dy më të votuarit në Konferencat përkatëse duke bërë zgjedhjet e tyre, në bazë të një liste me 30 emra , ku ishin përfshirë  basketbollistët më të mirë në Nba. Skuadrat u udhëhoqen nga trajnerët e dy klubeve që kryesojnë Konferencat. Trajneri i Utah Jazz drejtoi skuadrën e James dhe tekniku  i Philadelphias ishte në krye të ekipit të  Durant.

 

Plot 320 pikë u shënuan nga të dyja skuadrat, ku në fund më të mirët e Perëndimit fituan 170-150 ndaj rivalëve të Lindjes. Në ndeshjen që u zhvillua në “State Farm Arena” të Atlantës, ekipet u dhanë përparësi që në fillim veprimeve spektakolare në sulm. Skuadra e Lebron James iu mjaftua një basketbollisti si  xhanis Antetokounmpo duke u  shkëputur me 20 pikë në përfundim të pjeses së dytë.

 

Edhe pas pushimit, ecuria e lojës mbeti po e njejtë.  Damian Lillard ndonese e nisi nga stoli ndeshjen u tregua i saktë në disa gjuajtej radhasi për tre duke mos lejuar skuadrën kundërshatre të afrohej.

 

Në një sfidë si kjo , lojtari  më i  mirë i  ndëshjes ishte e vvështirë  të përcaktohej megjithatë statstistikat folën për grekuN e  Milëaukee Bucks, Antetokounm me një performance të shkëlyer prej 35 pikësh. Pas tij , ishte Damian Lillard i Blazers me 32 pikë, ndërsa Stefan Curry i Warrior ishte protagonist i  28 pikëve .

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re