Projekti i Pirlos në pankinën e Juventusit duket drejt fundit.Rreziku për të mos arritur një vend në Champions League (e cila do të ishte një goditje e fortë për ekonominë e klubit), por mbi të gjitha mungesa e një loje të besueshme, e bën ndeshjen e të mërkurës me Napolin, vendimtare jo vetëm për Juven, por edhe për teknikun Pirlo. Sipas raporteve nga Il Giornale, Presidenti Agnelli do të kishte parë derbin me Massimiliano Allegri në shtëpinë e tij në Forte dei Marmi. Asgjë e bujshme pasi nuk është mister që të dy janë miq.

Sigurisht që ekziston fakti që, në rast të një rezultati negativ të mërkurën, Pirlo do të shkarkohet. Në këtë rast, trajneri i vetëm që mund të mbërrijë menjëherë është Allegri.

Në këtë rast diferenca është se nëse Pirlo do të arrijë të mbyllë sezonin në pankinën e Juventusit, atëherë për të pasuar ish mesfushorin italian favorit nuk do të jetë më Allegri, por njëri mes Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghit.

 

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re