Referuar dosjes hetimore thuhet se Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit.

Menjëherë pas ngjarjes Kristjan Sherri, ka njoftuar nënën e tij, duke deklaruar se po i vrisnin, referuar të shtënave nga dy efektivet e tjerë të policisë. Ka qenë nëna e të riut e cila ka njoftuar sallën operative të policisë të Lezhës.

“Alo mami, po na vrasin”, kështu mësohet se ka thënë nëna e Kristian Sherrit përpara hetuesve.

Ndërkohë mamaja dhe motra e Kristjan Sherrit kanë shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës që e la të riun në burg diten e djeshme.

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin nje dite me pare, të cilët ishin në makine me Aldi Ramën, kur i riu qëlloi për vdekje oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxhën, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 2 orë, dy të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza, por vetëm avokatet e tyre të cilët kanë kërkuar një masë më të butë me pretendimin se ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe se nuk ka element të veprës penale.

Por pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Elsa Ulliri, pranoi kërkesën e Prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, për veprat penale “Moskallëzim Krimi”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re