Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar ditën e sotme si çdo javë në Fax News, ku ndër të tjera ka folur për iniciativën “Ballkani i Hapur por edhe për situatën pandemike në vendin tonë.

Duke folur për iniciativën e Kryeministrit Edi Rama për Mini-Schengenin Ballkanik, Altin Goxhaj ngriti shqetësimin se kjo është një përsëritje e planit të Enver Hoxhës pas Luftës së Dytë Botërore, i cili lejoi bashkimin doganor me Serbinë, por këta të fundit zbrasën të gjithë pasuritë e Shëipërisë.

Avokati thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në ditët e sotme, por tashmë në një formë tjetër. Ai u shpreh se mallrat serbë do të mbizotërojnë tregun shqiptar dhe shqiptarët do të falimentojnë.

“Të sëmurët me reumatizëm e ndjejnë se do bjeri shi. Ne hapim storyn e Alex Sorosit, nëse ka ardhur në Shqipëri apo Ballkan, dhe e kuptojmë nëse do takohet Rama me Vuçiç për të bërë një pisllik tjetër. Mini-Schengeni është emri i vjetër. Ky projekt filloi me gjermanët. Kemi denoncuar që nga 2017 kjo është Jugosllavia e re. Është një përsëritje e planit të Enver Hoxhës me Titon, por që zgjati vetëm 2 vjet. Shqipëria në ato dy vite pa tmerr me sy. E njëjta skemë u aplikua atëherë. Shqipëria pas vitit 1946 i kishte magazinat plot, ndërsa Jugosllavia bosh. Shqipëria kishte shumë mall në magazina dhe kishte shumë valuta, para, sidomos flori. Erdhën serbët me bashkimin doganar, e njëjta gjë si sot, dhe zbrasën gjithë Shqipërinë. Sot nuk kanë nevojë të bëjnë atë formë. Ne kemi një grup produktesh që konkurrojnë në treg, por që po zhduken. Shqipëtarët ta dinë sot që pijnë shumë rrallë qumesht shqiptar. Ai qumështi që ka etiketa shqiptare është qumesht serb, maqedonas. Produkti serb do të dominojë tregun në Shqipëri. Heqja e doganave e bën tregun fare të lirë dhe shqiptarët do të falimentojnë. Është i njëjti plan si Enver Hoxhës. Në atë kohë ishte Tito me Enver Hoxhën, sot është Vuçiç me Edi Ramën. Ku ndryshojnë? Është e njëjta histori”, tha Goxhaj.

I pyetur për situatën pandemike në vendin tonë, Avokati Goxhaj deklaroi se mbyllja e vendit në orën 00:00 është e palogjikshme. Ai më tej pati disa kritika dhe për kontratën e fshehtë të Shqipërisë me Pfizer, të cilen e quajti një skandal.

“Unë e kam thënë dhe vjet, koha është e mirë, dielli është i ngorhtë. Sikur të infektoheshin tani të gjithë shqiptarët do të ishte shumë mirë. Në verë virusi ka shumë herë më pak rrezik se në dimër. Në dimër je në duart e shtetit. Diellin zoti e ka sjellë për të pastruar të gjitha problemet e dimrit, këta thonë mbylluni në shtëpi, ndërkohë organizojnë festa kapur dorë për dore e qafë për qafë. Thonë mbyllini dasmat në 23:00. Në Shqipëri në këtë orë fillojnë. Mbyllja në orën 00:00 është e palogjikshme. Dua të fokusohem te vaksinimi i të rinjve dhe fëmijëve. Kontrata e Shqipërisë me Pfizer ka bërë bujë në botë, për faktin se janë skandalizuar njerëzit kur kanë lexuar çfarë përmban”, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re