Skip to content

Amabsadori Soreca takim online me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, apel qytetarëve: Rinovoni kartat e Identitetit para zgjedhjeve të 25 prillit

Këtë më mërkurë Ambasadori i BE-së në shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së , Ilirjan Celibashi lidhur me punimet e kodit të ri zgjedhor. Njoftimin e bëri të ditur vetë Soreca, ku nëpërmjet një postimi në “Twitter” thekson se  rinovimi i kartave të identitetit janë një sfidë e madhe.

Ambasadori i BE-së u drejtohen qytetarëve shqiptarë që t’i rinovojnë ato urgjentisht para ditës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Postimi i plotë në Twitter nga Luigi Soreca;

“Shkëmbim i mirë me KQZ-në, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe OSBE. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që urgjentisht t’i rinovojnë ato para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca

Good 🖥exchange with CEC Cssr. @ICelibashi🇦🇱, 🙏 to @OSCEinAlbania. Work is well ongoing to implement new electoral code based on 5/6 reform. But renewal of still too many ID biometric documents is a big challenge. We call on🇦🇱citizens to urgently renew them before Election-day. pic.twitter.com/uxOEEAYw6Z

— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) January 20, 2021

/faxweb