Kosova do të ketë qeveri të re, të kryesuar nga Abdullah Hoti. Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës i ka dhënë të drejtën përfaqësuesit të LDK-së të qeverisë vendin.

Pas vendimit ka reaguar menjëherë Ambasada Amerikane në Kosovë  e cila uron miratimin e qeverisë së re dhe shprehet se mezi po presin të punojnë me qeverinë e Hotit.

” Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19. ”

Avdullah Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë. E treta zv.kryeministre është Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate. Goran Rakiq i Listës Srpska do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Hykmete Bajrami – Ministre e Financave

Besian Mustafa – Ministër io Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Meliza Haradinaj – Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Ramë Likaj – Ministër i Arsimit

Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete

Goran Rakiq – Ministër i Pushtetit Lokal

Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re