Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në veri të Mitrovicës.

Pas kësaj vizite ai ka reaguar këtë të mërkurë në rrjetet sociale, duke e quajtur pozitiv takimin me aktorët politikë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Më tej ai thekson se rruga e duhur që Kosova të sigurojë paqen që meriton është bashkëpunimi mes tyre dhe duke i zgjidhur problemet së bashku.

“Vizitë e mirë dhe produktive dje në veriun e Mitrovicës për diskutim me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura.

Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re