Ambasadorja Yuri Kim në burgun e Spaçit: Dëshmi e tmerrshme e ligësisë së Enver Hoxhës, çfarë na rrëfeu ish i burgosuri

yuri-kim-spac.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar ditën e sotme kampin e burgut politik në Spaç, prej ku është shprehur se “ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit”.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thekson se është takuar atje me ish të burgosurin Zenel Drangu, i cili i ka treguar për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa.

“Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”, shprehet ambasadorja Yuri Kim, ndërsa falënderon ambasadorët e Zvicrës, Adrian Maitre, dhe atë të Suedisë, Elsa Hastand, për “organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë