Skip to content

Ambasadorja Yuri Kim si rrallëherë/ Shfaqet e kuruar deri në detaj, me fustan të zi e buzë të kuqe

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shumë të ftuar të tjerë kanë festuar së bashku 246-vjetorin e krijimit të Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Përmes një postimi në “Instagram” ambasadorja ka publikuar foto nga momentet e ceremonies. Ajo që bie në sy është pamja e saj ndryshe nga herët e tjera.

 

“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, GjeneralMajor Begaj dhe shumë shokë të tjerë.

 

Trupa Detare e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen!.”, shkruan ajo.