Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se çmimet do të ulen në vitin 2022 bazuar në një analizë ndërkombëtare të ekspertëve. Sejko thotë se goditja e ofertës mbetet kalimtare ndërsa nënvizon se inflacioni do rikthehet në objektivin 3%.

“Çmimet e naftës dhe të lëndëve të tjera pritet të ulen gjatë vitit 2022 duke ulur kështu presionin mbi koston e prodhimit dhe çmimet e konsumit. Goditjet e ofertës mbeten kalimtare, ndërsa inflacioni do rikthehet në objektivin 3% të Bankës gjatë vitit të ardhshëm”

Guvernatori u shpreh se ekziston një skenar rreziku ku çmimet do rriten përtej parashikimeve, gjë e cila do kërkojë ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë:

“Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë botërore dhe rritja e mëtejshme e çmimeve përbën rrezik të krahut të sipërm për inflacionin. Në materializimin e këtij skenari rreziku Banka do detyrohet të ndryshojë politikën e saj monetare”, tha Sejko.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re