Pasagjerët të cilëve iu janë anulluar udhëtimet në Rinas janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë informacion se çfarë do të bëhet më tej.

Ata bëjnë të ditur se nuk kanë marrë asnjë telefonatë nga aeroporti, ndërsa ka të tjerë që shprehen se kanë marrë vesh për anulimet vetëm pak minuta para se të mbërrinin në Rinas.

Reagimet:

‘Nuk dimë gjë. Kam fluturim në orën 12 në Bergamo’.

‘Për në Piza, nuk ka njoftuar njeri. Kam ardhur që në orën 5, mora vesh gjysmë ore më herët, rrugës.

Çfarë do të bëj, do të gjej mënyrë tjetër, ose do të kthehem mbrapsht në Kosovë. Numrin e telefonit e kanë, nuk kanë marrë në telefon.’.

‘Në orën 12 kam udhëtim. Nuk di gjë fare’

‘Nuk ka informacion. Nuk e di, në orën 10 na thanë se do të na japin informacion’.

‘Në orën 09:35 kam udhëtim. Na i kanë anulluar’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re