Ekspertët e bujqësisë ngrenë shqetësimin se ndryshimet e fundit ligjore prekin sektorin e bujqësisë, dukë rënduar më tej kostot. Por ajo që shihet me më shumë shqetësim është sektori i blegtorisë, i cili ka pak ose aspak mbështetje buxhetore. Ervin Resuli, fermer, duke folur në emisionin “E-ZONË” tha se nëse në 1 janar 2022 nuk ka një skemë të qartë të mbështetjes për blegtorinë, atëherë në treg do të ketë vetëm mish lope për konsumatorët.

 

“Ministria e Bujqësisë duhet të marrë masa të menjëhershme. Sot, në gjendje alerti është blegtoria. Nëse deri më 1 janar nuk fillon mbështetja për blegtorinë, të jenë të sigurt se nëse deri më sot, sipas INSTAT, kemi përgjysmim të numrit të gjedhëve edhe të imtave, në janar do të kemi mish lope, mish të lirë, e thënë në gjuhë të thjeshtë. Kostoja për të mirëmbajtur një lopë varion deri në 12 mijë lekë në ditë, bëni llogaritë se sa shpenzon një fermer që ka 100 lopë. Blegtoria është një biznes që nuk ka shumë të ardhura.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re