RIVLERESIMI I BRAHIMLLARI NE KPK/r/n/r/n

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama  relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.10.2021.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re