Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili po fliste për Kodin Zgjedhor para gazetarëve dhe teksa po kërkonte konfirmimin e përfaqësuesit të PD, ngatërroi emrin e tij me atë të përfaqësuesit të mazhorancës duke thënë “Apo jo Zoti Gjik…”.

Petrit Vasili: Në Këshillin Politik është bërë e qartë për të mos i bërë shërbim asnjë keqinformimi, është thënë qartë se Kodi Zgjedhor është i qartë për listat e përbëra dhe nuk ka nevojë të ndryshojë. Zoti Bylykbashi në Këshill Politik ka shpjeguar qartë që ne kemi marrë duke qenë një aktor aktiv në këtë cështje me kohë këtë model, i cili prej 17 vitesh qëndron aty. Nuk është konstesuar kurrë nga OSBE-ODIHR-i, në rast se doni të shtoni edhe një variant që qenka lista e vetme e partive, mund ta shtoni.

I gjithë modeli është model demokratik dhe ka krijuar mundësi të rotacioneve të pushtetit dhe nuk ka qenë pengues problemesh. Ne kemi përdorur dhe një shprehje që propozimi ynë për këtë çështje është kodi aktual, apo jo zoti Gjik… Bylykbashi. Thënë kjo gjë është e qartë se referencat ishin të njëjtat. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re