Eksperti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi, përmes një interviste të dhënë për studion e lajmeve të televizionit FaxNeës ka ngritur dyshime mbi cilësinë e vaksinës Pfizer të ardhur në Shqipëri. Koduzi nuk e vendos në diskutim cilësin e prodhuesit BioNTech, por vendos në diskutim mënyrën e transportit jashtë kushteve të duhura. Argumentin e tij Koduzi  e mbështet te dokumenti i dalë nga dogana, ku cilësohet se vaksinat janë transportuar dorazi.

Eksperti i PD-së thekson se prokuroria duhet të nisë hetimet për mënyrën e transportimit të vaksinës, pasi mund të rrezikohet shëndeti i atyre që e marrin.

Faktin se pse nuk e përmendi Rama vendin e dhuruesit, Koduzi e lidh me arsyen se ai nuk ka dashur të tregojë që vaksinat kanë ardhur dorazi.

“Më lejo të sjellë në vëmendje mënyrën si erdhi kjo vaksinë në Shqipëri. Vaksina duhet të transportohet në disa kushte të caktuara, që quhen “Procedurat e Mira të Transportit”, pra çdo barnë që vjenë në Shqipëri, vjen e transportuara në kushte të caktuara, ku përfshihet temperatura e caktuar, lagështira e caktuar dhe kështu me radhë.

Dyshimet kanë qenë deri ditën e djeshme apo deri sot paradite, mdërkohë që ka dalë në media deklarimi në doganë ku thuhet se vaksinat kanë ardhur dorazi. Kjo është një papërgjegjshmëri e madhe dhe është një akt që duhet hetuar nga prokuroria. Ata persona apo institucione që kanë dhënë lejen që kjo vaksinë të hyjë dorazi jashtë kushteve të mira të transportit që mund të dëmtojë shëndetin e mjekëve dhe çdo njeriu tjetër duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur në Shqipëri, prandaj dhe zoti Rama tha dje se nuk e tregoj vendin pasi nuk donte të tregonte mënyrën si ka ardhur kjo vaksinë.

Nuk kanë ardhur nga shteti gjerman por kanë ardhur nga prodhuesi fabrika e BioNTech në Gjermani dorazi”, tha Koduzi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re