Argjentina dhuroi spektakël në takimin kundër uruguajit të vlefshëm për eleminatoret e kupës së botës.

Albicelestet fituan 3 me 0 duke blinduar zonën që të con në botëror.

Paraqitje bindëse e Argjentinës në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires.

Pas një fraksioni të parë të ndeshjes të barabarte me dy shtylla në seicilen portë ( Luis Suarez dhe Lo Celso), ndeshja zhbllokohet në minutën e 38 nga I zakonshmi Leo Messi.

Më pas në fund të pjesës së parë dyfishoi de Paul.

Në pjesën e dytë mbylli gjithcka Lautaro Martinez. Tani Argjentina është 6 pikë larg Brazilit kryesues pasi 5 herë kampionet e botës nuk shkuan më shumë se barazimi 0 me 0 në transfertë kundër Kolumbisë.

Në duelet e tjera të xhiros së 11 të ndeshjeve në këtë grup kualifikues, Kili mundi Paraguajin 2 me 0 ndërs Venezuela përmbysi Ekuadorin 2 me 1.

Bolivia mundi 1 me 0 Perunë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re