Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar qëndrimet e Lulzim Bashës, veçanërisht pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Shkullaku tha se opozita nuk ka qëndrime të qarta dhe se nuk ka respekt për votuesit.

“Thelbi i qëndrimit të opozitës, është as të ashtu, as të lëshon! Nuk merr vendim. Mund të thotë nuk njohim zgjedhjet, nuk njohim parlamentin, do të ndjekim rrugë tjetër. Ose, të thotë ne humbëm, na i vodhën, përgjegjësia ime është kjo, po largohem ose do të rikandidoj, të gjëjmë një rrugë tjetër.

Njerëzit duhen trajtuar me respekt. Bëhet fjalë për 770 mijë njerëz që kanë pritur ndryshimin dhe kanë votuar opozitën”, tha ndër të tjera Shkullaku.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Armand Shkullaku: Zgjedhjet u manipuluan. Basha ka përgjegjësi sepse besoi, që regjimi mundet me votë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re