Armela Krasniqi është zëvendësuar ditën e sotme nga Valbona Zhupa në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të ATSH-së.

Armela Krasniqi u zgjodh ditën e mërkurë kreu i ri AMA-s, pavarësisht debateve të mëdha dhe sugjerimeve të BE-së që kreu i ri i AMA-s të zgjidhej në shtator kur dhe opozita riktheeht në kuvend.

Njoftimi:

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH)

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Armela Krasniqi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Valbona Zhupa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re