Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje për operacionin e një dite më parë në Zyrën Arsimore Dibër.

Mësohet se janë arrestuar dy persona.

SPAK sqaron se gjithçka ka nisur, pasi një person, i identifikuar në dosje si H.SH ka dashur të fillojë punë si mësues.

Për këtë arsye ai ka kontaktuar me F.F,. punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar kundrejt shpërblimit që ti sigurojë ndikim te drejtuesit e Zyrës Arsimore, në mënyrë që H.SH të punësohet si mësues.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga shtetasi H.SH kundrejt F.F kanë ndërhyrë punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko