Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se e ka falenderuar Krajën për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës. Më tej ajo thotë se me arrestimet e fundit të SPAK reforma në drejtësi po jep rezultate.

“Operacionbi i une takova Arben Krajën 1 vit  më parë (foto më poshtë). Unë e thirra atë sot për të shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate tani.

Le të vazhdojmë të ecim së bashku – hap pas hapi“, shkruan Kim.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re