Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës në Vlorë, policia i gjen në banesë 65 mijë euro

euro-free.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia jep detaje për arrestimin e ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, mbrëmjen e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim të pronave në Dhërmi.

Policia njofton se Troci akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash prej 65 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 16.10.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin K. T., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, në Tiranë, shtetasit K. T, i është gjetur një shumë parash prej 65.000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë