Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, komentoi angazhimin amerikan në Shqipëri dhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha.

Bushati deklaroi se në Shqipëri ka një entuziazëm për ndëshkimin e politikanëve që kanë vjedhur nga Amerika, por sipas tij kjo do të ndodhë aq sa ish-ambasadori Donald Lu dënoi peshqit e mëdhenj.

Bushati: Akoma jam i lëkundur mes idesë që SHBA-të duan të bëjnë demokraci, apo thjeshtë shpallja non grata Berishës është përpjekje për të ruajtur stabilitetin dhe për të ruajtur regjimin e Ramës.

Nuk kam asnjë element që të them që kemi një angazhim të fortë për të bërë demokraci perfekte në Shqipëri. Ka një entuziazëm në Shqipëri që vjen sepse nuk kemi ndëshkuar dot hajdutët tanë dhe presim që këtë do të na e bëjë Amerika. Por do na e bëjë Amerika aq sa na dënoi Donald Lu peshqit e mëdhenj dhe sa kohë ka kaluar deri atëherë, peshqit janë trashur dhe nuk janë kapur.

Një duartrokitje për mua dakord shpallja non grata e Berishës, por qoftë edhe një deklaratë për miliona paratë e drogës që pastrohen me ndërtimet në Tiranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re