DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim S. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë gjetur 6 kompjutera dhe 3 televizorë që përdoreshin për lojëra fati. Në këtë subjekt, shtetasi S. H. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasit I. B. dhe Xh.P., të cilët janë arrestuar në flagrancë në datë 19.11.2021.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. E., 38 vjeç, banues në Selenicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 19.07.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi M. G., 58 vjeç, banues në fshatin Poro, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. Rr., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 04.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. 37-vjeçari i është dorëzuar Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re