Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 33 vjeç, dhe S. Ç., 41 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit A. K. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit S. Ç. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim Sh. P., 45 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë disa kabllo elektrike në Rrugën e Kavajës.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 39 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin K. Q., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për paraqitjen e dokumenteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. Gj., 31 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit G. K., 52 vjeç, A. M., 47 vjeç, E. L., 58 vjeç dhe N. Ç., 49 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi kanë hedhur mbetje të ndryshme në tokën në pronësi të shtetasit G. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re