Vihen në prangat e policisë së Tiranës 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

K. E, 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë;

F. L, 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese;

E. Sh, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re