Skip to content

Arrestohet “Tony Montana” i Lezhës

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale heqja e paligjshme e lirisë.

I arrestuari është Filip Shtjefni, i njohur edhe me nofkën “Tony Montana”. Ai është i dënuar në mungesë me 2 vite burgim nga Gjykata e Lezhës për heqje të paligjshme të lirisë.

Shtjefni mbante pa dëshirë një grua me iniciale E.M., të cilën e shfrytëzonte për prostitucion në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, por “Tony Montana” nuk u arrit që të arrestohej në atë kohë dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.