ARRSH ka nisur aksionin për bllokimin e të gjitha hyrje daljeve në zonën e Maminasit në Durrës, ndërkohë që pronarë të shumë bizneseve janë ngritur në protestë.

Hapja e kanaleve anësore dhe vendosja e mbrojtëseve metalike nga policia për të mos lejuar që të kalohet në autostradë ka krijuar tensione me pronarët e bizneseve.

Forcat policore kanë vënë një perimetër sigurie dhe po merren me mbarëvajtjen e procesit.

Sipas gazetares së Fax News Kloida Gjuzi janë dy kërkesa që kanë bërë pronarët e bizneseve, së pari krijimi i një rruge dytësore nga Vora në urën e Dajlanit dhe përcaktimi i parametrave sipas standardeve rrugore.

Ata nuk janë prononcuar për median sepse situata vijon e tensionuar. Në këtë aks rrugor puna ka përfunduar për tu zhvendosur në hyrje daljet e tjera të autostradës.

Policia ka operuar dhe me vënien e gjobave në makinat e pronarëve të bizneseve.

Në këtë aks rrugor janë rreth 200 biznese që operojnë dhe nga bllokimi i hyrje daljeve kanë ngelur pa punë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re