Autoriteti Rrugor Shqiptar përditësoi të dhënat për akset kombëtare ku qarkullimi kryhet me vështirësi për shkak të motit të acartë.

 

ARRSH njoftoi se probleme ka në disa akse në veri të vendit dhe në rajonin qendror, raporton “Vizion Plus”.

 

Kurse në rajonin jugor, akset janë të hapura pa prezencë bore, por mjetet duhet të pajisen me goma dimri për shkak të temperaturave të ulëta.

 

“🌤Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

👉RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

👉RAJONI QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re