Ministria e Transportit nëpërmjet Autoriteti Rrugor ka dhënë disa detaje lidhur me procedurën për garën ndërkombëtare të segmentit Milot-Fier, procedurë e cila është denoncuar nga Partia Demokrtike si e paracaktuar.

Kreu i ARRSH thotë se kompania që do të dalë fituese do të bëjë një studim të detajuar të projektit, pasi deri më tani kemi vetëm studim fizibiliteti.

Nga ana tjetër, Ministria e Transportit është konsultuar për këtë procedurë me një kompani të huaj të kontraktuar nga Bashkimi Europian.

Sa i përket akuzave për një kosto të ekzagjeruar të investimit, ARRSH sqaron se ajo është një vepër komplekse si dhe me rrugë dytësore çka i jep mundësi përdoruesve të shmangin pagesat.

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta për këtë tender, që sipas saj jo vetëm është i paracaktuar, por mbi të gjitha ka një kosto të rëndë për qyetarët, që do jenë përdorues të saj, vetëm më synimin për të favorizuar kompninë fituese. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re