Gazetari Artan Hoxha deklaroi në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu se për të shkuar deri në arrestimin e kontigjentëve të krimit që kontrollohen nga RENEA duhet urdhri i prokurorit apo gjyqtarit.

Ai tha se rasti konkret i referohet gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani që u pezullua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas publikimit të videove në Tik Tok.

Hoxha theksoi se ajo është gjyqtarja e vetme që ka firmosur për të çuar pas hekurave vëllezërit Çapja për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku u vranë babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.

“Ajo gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja gjyqtare që ka çuar në burg Çapjat. Por e qëruam ne atë”, tha Artan Hoxha.

Pas publikimit të videove, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i dërgoi KLGJ-së kërkesën për pezullimin e menjëhershëm dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re