Artan Hoxha iu është përgjigjur akuzave të Carlo Bollinos, se kasetën e vrasjeve të 21 janarit e mbante në xhep dhe e ka transmetuar vetëm kur e ka urdhëruar ai nga Italia.

“E para, une nuk punoj në ndonje media qe ka themeluar Karlo.

E dyta, Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë.

Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise…

Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep.

Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….”, thotë Hoxha në reagimin e tij, gjatë replikave me disa komentues në faqen e tij në FB. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re