Artistit sirian Mohammad Ramadan, i cili prej muajsh jeton në Shqipëri, ka hapur ekspozitën e tij të parë të quajtur “Standard i dyfishtë”.

 

Punimet e sjella nga vendi i tij i lindjes pasqyrojnë një botë paralele, ku reflektohet frika dhe dobësitë e njeriut. Mohammad rrëfen rrugëtimin e gjatë që ka bërë për të mbërritur pikturat e tij këtu, si dhe mesazhin që ato përcjellin.

MOHAMMAD RAMADANPIKTOR“Eksperienca ime në Shqipëri ishte e re dhe e veçantë. është hera e parë që udhëtoj jashtë Sirisë dhe provoj të shfaqem në një vend tjetër. Udhëtimi ishte i vështirë sigurisht , për shkak situatës në të cilën ndodhet Siria , ku importi dhe eksporti janë të ndaluara. Zhvendosja e pikturave ishte edhe më e vështire pasi u desh të kaloheshin disa vende derisa arritën në Shqipëri. Përsa i përket punimeve e veçanta qëndron në ndryshimin e ngjyrës dhe në mënyrën e krijimit të materialit. E trasha bëhet e lëngshmen apo e butë dhe e buta bëhet e trashë dhe në të njëjtën kohë e zeza në të bardhë dhe e bardha në të zezë dhe kjo gjë vlen për të gjitha ngjyrat.”

 

Ngjyrat e përdorura në këto vepra tregojnë sesi artisti e sheh jetën.

ORMIRA LULANIKURATORE“Është një artist që ka jetuar luftën 9 vjeçare që ndodhi në Siri dhe si çdo artist është shumë i ndjeshëm ndaj asaj që ka përjetuar. Pikturat janë të punuara me ngjyra të ftohta pasi artisti ashtu e shikon jetën. Dmth niset me ngjyra pesimiste kur pikturon.”

 

Kjo është ekspozita e parë për këtë vit në Galerinë e Artit Tiranë, e cila vjen dhe në kuadër të vitit të Tiranës si kryeqytet i rinisë evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re