Artistët e Cirkut Kombëtar kanë dalë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Kulturës, një ditë pasi përmbaruesit u paraqitën pranë çadrës së Cirkut për të bllokuar aktivitetin, pasi toka është njohur nga gjykata si pronë private e një sipërmarrësi që në vitin 2014.

Por, artistët nuk janë dorëzuar. Ata janë nisur në këmbë dhe kanë shkuar drejt Ministrisë së Kulturës në oborrin e të cilës kanë performuar në formë proteste.

Që prej vitit 2014 çështja nuk ka marrë zgjidhje dhe artistët e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.

Artistëve u ishte lënë kohë deri një ditë më parë për të marrë sendet personale por ata kanë këmbëngulur në zhvillimin e aktivitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re