“Klinikadora” titullohej ekspozita me punime pirografike, realizuar nga artisti pogradecar Andi Mitllari. Në fokus të saj ishin 15 piktorë botërorë, të cilët kanë ndëruar jetë, por jetojnë mes nesh, përmes artit të tyre të pavdekshëm. Saktësisht, ekspozita kishte tri pamje. Portretin origjinal të autorëve, përfytyrimin artistik të kafkës së tyre, kur trupi kthehet në skelet dhe punimin më të mirë përfaqësues të mjeshtrave të pikturës botërore, sipas këndvështrimit të Mitllarit. Skeleti, saktësisht kafka është pamja jonë finale, ndaj mos u dorëzoni në jetë, por ecni gjithmonë përpara. Nësë në artin tuaj s’jeni vetvetja, nuk keni jetuar asnjëherë. I madhi Salvadore Dali, shprehet se piktura është ajzbergu i mendimeve të mia, e thënë kjo shprehje ndryshe, me gjuhën e punimeve të artistit Andi Mitllari, është një ftesë për të parë transformimin tyre pas vdekjes…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re