Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se fluksi në votime, tregon se shqiptarët kanë votuar kundër “kultit të individit” dhe kanë ndëshkuar Edi Ramën.

“Nuk e kam fshehur votën time. Është domosdoshmëria për tu shkëputur nga kulti i individit.

E patë Ramën kur foli, posteri mbarapa, ishte me portretin e tij të madh dhe partia me gërma të vogla.

Mendoj që kemi vuajtur nga kjo gjë, kemi patur monumente monstruoze në qendër të Tiranës. Kjo gjë na shqetëson. Pjesa e diferencës, që kemi më shumë fluks, ka qenë fluksi atyre që kanë votuar kundër kultit të individit.

Shqiptarët ndoshta i kanë thënë boll më, sepse duam të qeverisemi nga një zyrtar“, deklaroi Zheji.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re