Skip to content

“Asnjë votë s’mund të tjetërsohet”, Meta: Me sondazhet do të qeshin të gjithë, Shqipëria ka fituar këtë proces historik

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në mbyllje të procesit të votimit. Kreu i Shtetit falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, ndërsa thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mesazhi i Metës:

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.
Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.
Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me…

Posted by Ilir Meta on Sunday, April 25, 2021