Ndërron jetë në moshën 34-vjeçare, laborantja nga Lezha Aida Përdoda.

Lajmin e ka konfirmuar Urdhri i Infermierit të Shqipërisë e cila i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve.

Mësohet se e reja ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Pavarësisht kësaj, ajo vazhdonte të punonte pranë spitalit të Laçit.

“Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta  të laborantes nga Lezha  Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse  ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte  me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve” – shkruan Urdhri i Infermierëve në Shqipëri.

Ndërkohë miq dhe të afërm kanë shprehur ngushëllime familjes së 34-vjeçares. Përmes një postimi në rrjete sociale, ata kanë zbuluar se dhe fëmija që Aida Përdoda priste ka ndërruar jetë.

“Ca paska qen ky mengjes i tmerrshem e i zi per ne moj Aida jon e dashur na pikellove na kepute zemren te gjitheve sot qofsh mir me zotin vajza e xhaxhit tim motra ime” – shkruan ndër të tjera vajza e xhaxhait.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re