Skip to content

Atalanta-Napoli/ Dëmtimi i Hysajt në fushë, mediat kapin detajin kur shkodrani refuzon ti jap dorën Admir Rrahmanit. I presin biletën drejt Milanos (VIDEO)

Në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, ku Napoli u mposht nga Atalanta, me shifrat 3-1, kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj u desh të linte fushën në minutën 42-të pas një dëmtimi që pësoi. Gjithsesi ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë ka qenë veprimi i Hysajt në momentin e zëvendësimit. Mbrojtësi është kapur nga kamerat, teksa nuk ia zgjat dorën Amir Rrahmanit kur del nga fusha. Kapiteni i Kosovës tentoi t’ia jepte dorën anësorit të djathtë, i cili sa duket ishte i tërbuar me dëmtimin që pësoi.

MILANI – Hysaj dhe Napoli nuk do të rinovojnë marrëveshjen dhe këtë e ka konfirmuar vetë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi. Mbrojtësi shkodran është në shënjestrën e Romës në Serie A dhe së fundmi në listën e klubeve që e po monitorojnë është përfshirë edhe Milani.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se në rast se Diego Dalot do të kthehet te Manchester United, atëherë Hysaj është një alternativë për Milanin. Kuqezinjtë duan një alternativë për Davide Calabria, ndërkohë që futbollisti i kombëtares shqiptare është një operacion pa kosto të mëdha.

Mi auguro non abbia visto la mano tesa di Rrahmani, perché altrimenti poi dobbiamo farci qualche domanda sull’effettiva coesione e armonia nello spogliatoio.
Rimane un brutto gesto, di uno che nn ha voglia di scendere in campo. pic.twitter.com/1XW38mRwDI

— Enzo… AD🔟S Diego 🙏 (@sudistadoc) February 10, 2021

/faxweb