Skip to content

Atentati me tritol në Kamëz/ Gjergj Cukali kërkoi vrasjen e Gjon Menës, dy vellezërit vendosën eksplozivin (Emrat)

Tre persona u arrestuan këtë të mërkurë për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gjon Menës në Kamëz. Burime për faxëweb bëjnë me dije se të arrestuarit janë Gjergj Cukali dhe dy vëllezërit Enver dhe Ermond J.

Sipas burimeve dyshohet e porositësi i atentatit ndaj Gjon Menës është Gjergj Cukali dhe dy vëllezërit Enver dhe Ermond kanë vendosur eksplozivin.

Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit me tritol të automjetit BMW X5, u plagos shtetasi Gjon Mena. Sasia prej 100 gramë tritol ishte vendosur në tokë, në pjesën e poshtme të parakolpit, dhe nga shpërthimi u plagos në të dyja këmbët poseduesi i mjetit Mema.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb