Në procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilaj lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji janë paraqitur për të dëshmuar dy të mitur.

Burimë bëjnë me dije se ata shoqëroheshin nga babai I tyre dhe një psikoloh teksa dëshmuan se e kanë parë autorin e ngjarjes në momentin kur kanë braktisur makinën në Shkafanë.

Të miturit nuk dëshmuan pasi seanca u shty për shkak se munguan avokatët e Redjan Rrajës. Ky i fundit ndërkohë konfirmonte nga regjimi 41 biss se nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se në atentatin ndaj prokurorit të Durresit Arjan Ndoj mikut të tij Aleksander Laho i njohur si Rrumi, të cilët mbetën të plagosur, viktimë mbeti Andi Maloku shoferi i automjetit mbi të cilin u qëllua.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re