Personi që po e drejtonte veturën BMW X5 M50d, e cila është gjenerata e fundit nga kjo kompani, duket se pati një moment acarimi me drejtuesin e mjetit tip ‘Audi A7’.
Personi në X5 M50d arriti deri në 161 mph (260 km/h) por më pas kufizuesi elektronik i shpejtësisë maksimale filloi dhe e parandaloi veturën që të shkonte më shpejt.
Në realitet, SUV me naftë me performancë të lartë ka të ngjarë të prekte shpejtësinë maksimale 155 mph (250 km/h), e jo më shumë, pasi kështu ata janë të programuar që të ndalen te kjo shpejtësi.
Shoferi i Audi A7 u tregua aq i zoti sa të ndërronte korsi dhe i lejonte hapësirë që X5 ta kalonte, por BMW thjesht nuk ishte në gjendje të kapërcente Audi-në.
Të dy automjetet e nivelit të lartë kishin gati të njëjtën shpejtësi për një kohë derisa Audi ngadalësoi shpejtësinë për t’u përgatitur për të dalë nga autostrada, por jo para se t’i tregonte shoferit të BMW gishtin e mesëm për ndjekjen me shpejtësi të lartë.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
